Uashingtoni në shtetrrethim, Tramp tjetër thirrje mbështetësve për t'u qetësuar

exit.al 6 Janar 2021, 21:39

Kryetari i bashkisë së Uashingtonit, Muriel Brauser, ka njoftuar vendosjen e shtetrrethim në të gjithë qytetin nga ora 6 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, pasi mbështetësit e Tramp mësynë Kapitolin e SHBA.

Nga ana tjetër,  Donald Tramp ka bërë një tjetër thirrje në Twitter ku ka kërkuar nga mbështetësit e tij të "qëndrojnë të qetë", ndërsa disa prej tyre sulmuan në Kapitolin e SHBA.

"Unë po ju kërkoj që të gjithë në Kapitol të SHBA të qëndrojnë të qetë. Asnjë dhunë! Mos harroni, NE jemi Partia e Ligjit dhe Rendit - respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në uniformë. Faleminderit!" shkroi Tramp.

Por “Washington Post” tani po raporton se departamenti i mbrojtjes ka refuzuar një kërkesë nga zyrtarët e Uashingtonit për të thirrur Gardën Kombëtare në Kapitolin e SHBA.

Departamenti i mbrojtjes aktualisht drejtohet nga sekretari i ngarkuar Kristofer Miller, i cili u emërua në nëntor, pasi Donald Tramp pushoi papritur Mark Esper.

Shpërndaje te miqtë