Nismëtarët për referendumin për sistemin e zgjedhjeve: Do të vazhdojmë me kërkesën deri në fund

exit.al 11 Maj 2020, 17:26

Grupi Nismëtar për Ndryshimin e Sistemit të Zgjedhor deklaroi se do të vazhdojnë me kërkesën e tyre për të bërë referendum në lidhje me sistemin zgjedhor.

Në një deklaratë për shtyp ata shkruajnë:

“Ne Grupi Nismëtar për Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, bëjmë me dije opinionin publik, që kemi proceduar sërish për të realizuar qëllimin tonë : atë të realizimit të Referendumit Kombëtar, me pyetjen vendimtare për ndryshimin dhe demokratizimin e jetës së vëndit, pyetja konsiston thjesht në një tekst konciz : A jeni dakord të ndryshohet Sistemi Zgjedhor, apo jo ?”

Ata shtuan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pati kuorumin e duhur për tu shprehur për këtë nismë, ndërkohë grupi nsimëtar do të vazhdojë ta ndjekë deri në fund.