“Nuk mund të hapen çështje të reja. Nuk mund të rikthejmë më axhendat. Ka një metodologji të dakordësuar dhe nuk mund t’i rikthehemi lojës nga e para.
Unë mund të kem listën time të dëshirave por kemi një dokument dhe s’mund të lëvizim nga kjo.
Ne duam që të ezaurojmë këtë proces me opozitën, por kjo nuk është listë dëshirash e PD-së.”
Me këtë deklaratë duket se Gjiknuri i është përgjigjur kërkesave të opozitës për të diskutuar ngritjen e një qeverie teknike para çdo zgjedhjeje dhe bërjen e ndryshimeve të nevojshme në Kodin Zgjedhor për këtë. Por shumica socialiste e përjashtoi përfshirjen e kësaj çështjeje në reformën zgjedhore me argumentin se kjo është një kërkese poltike dhe nuk përfshihet tek rekomandimet e OSBE-ODHIR për reformën zgjedhore.
