Nisin ndërtimet e banesave në Thumanë nga Fondacioni Firdeus

exit.al 3 Tetor 2020, 17:12

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ana e Elvis Naçit dhe ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj njoftoi nisjen e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit në Thumanë, me fondet e Fondacionit Firdeus. Në një video propaganduese të postuar në Facebook të shtunën, Rama akuzoi opozitën, dhe kritikët e procesit të rindërtimit, duke thënë se “ka shumë persona që hedhin topa balte” mbi të e donatorët. Ai sqaroi se Thumana do të ndërtohet me paratë e donatorëve, të cilët i menaxhojnë vetë paratë:

“Ka nga ata që thonë “ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan askund, sepse donatorët siç janë BE, Elvisi etj i hedhin vetë. Turqia ka sjellë vetë punëtorët, ka sjellë gjithë infrastrukturën. Fonadcionet kanë qenë bashkëpunues me ne”.

Shpërndaje te miqtë