Britania mund të shpërndajë vaksinën e Covid-19 brenda vitit

exit.al 3 Tetor 2020, 16:54

Britania po përgatitet të shpërndajë vaksinën Covid-19, në tre muajt e ardhshëm, raporton The Times.

Gazeta britanike ka raportuar se shkencëtarët po punojnë për prodhimin e një vaksine nga kompania AstraZeneca në bashkëpunim me universitetin e Oxford.

Ata u shprehën se çdo i rritur në Britani do të mund të vaksinohet në gjashtë muajt e ardhshëm.

Në fillim të javës Agjencia Mjekësore Evropiane (EMA) lajmëroi se ka nisur shqyrtimin e vaksinës AstraZeneca. “Komiteti ka nisur vlerësimin e të dhënave të vaksinës, të cilat vijnë nga laboratori i studimeve”, u shpreh EMA.

Deri tani koronavirusi ka shkaktuar më shumë se sa 1 milionë viktima në ët gjithë botën, sipas Universitetit të John Hopkins.

Shpërndaje te miqtë