Nisin hetimet për 49-vjeçarin që përdorte furrën e gëlqeres pa leje

exit.al 11 Gusht 2020, 09:07

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për një 49 vjeçar, i cili akuzohet për ndotje ajri.

L.P. akuzohet se duke vënë në punë një furrë për prodhimin e gëlqeres, ka ndotur ajrin.

Ai u gjet në vendin e qujtuar Krastë, në Krujë, teksa kishte ndezur furrën e gëlqeres pa leje.

Furrat e gëlqeres njihen si një prej ndotësve më të rrezikshmë për ajrin. Tymi që lëshohet në ajër është i zi, ka erë karakteristike dhe është plot toksina.

 

Shpërndaje te miqtë