Bashkia Durrës përgjënjeshtron Bashën, familjet në Manëz kanë marrë ndihma pas tërmetit

exit.al 10 Gusht 2020, 15:12

Bashkia Durrës ka bërë një njoftim publik për të përgënjeshtruar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha që gjatë vizitës në shtëpinë e një familjeje në Manëz deklaroi se ata nuk kishin përfituar asnjë ndihmë pas tërmetit të nëntorit.

Bashkia publikoi në Facebook vendimin për përfituesit e banesave nga programi i rindërtimit dhe listën me emrin e qytetarit që shfaqet në videon e Partisë Demokratike gjatë denoncimit për mungesë ndihmash. Por ky vendim i Këshillit Bashkiak mban datën 10 gusht, e njëjta ditë me publikimin e videos.

Bashkia Durrës njofton edhe se kjo familje duke filluar nga data 27.12.2019, vetëm një muaj pasi humbën banesën e tyre, është trajtuar me bonus qiraje në masën 30 mijë lekë në muaj. Deri më sot kanë përfituar 7 këste dhe bonusi i fundit ka kaluar në llogarinë e kryefamiljarit në datën 6 gusht.

Shpërndaje te miqtë