Në Bashkinë Pukë mbyllen një çerdhe dhe një kopësht për shkak të Covid-19

exit.al 10 Gusht 2020, 21:06

Bashkia e Pukës ka vendosur të mbyllë një çerdhe dhe një kopësht pas rekomandimit të ekspertëve të shëndetësisë për të dezinfektuar ambientet.

Shkak për mbylljet është bërë shtimi i rasteve në këtë bashki ndërsa rihapja e kopshtit “Erjona Lluka” dhe çerdhes “Nënë Tereza” do të bëhet pas një njoftimi të dytë të pushtetit vendor.

Shpërndaje te miqtë