Nisin hetimet ndaj firmës së ndërtimit pasi punëtori ra nga skela

exit.al 5 Gusht 2020, 14:35

Policia  ka arrestuar të mërkurën inxhinierin dhe ka nisur hetimet ndaj pronarit të firmës ndërtuese, ku një ditë më parë u rrëzua nga skela një punëtor gjatë punës.

Sipas hetimeve, punëtori është rrëzuar pasi në pallatin ku po punonte nuk ishin vendosur barrierat mbrojtëse në skelë.

Ky është rasti i gjashtë në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën ose plagoset gjatë punës.

Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.

Shpërndaje te miqtë