“Në mënyrë fantomatike në të njëjtën ditë kur ndryshoi Kushtetuta përsa i takon çështjeve që kishin të bënin me zgjedhjet, është miratuar dhe ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin.
Ky ligj sipas të cilit ndërtohen 4 rajone të reja apo 4 rajone në të cilat ndahet e gjithë Shqipëria është një vendim vetëm i qeverisë shqiptare.
Dhe kushtetuta zhbëhet me një ligj të thjeshtë që miratohet me 36 vota, bazuar në disa nene të kushtetutës që nuk kanë të bëjnë fare me organizimin e pushtetit lokal, ndërkohë këto institucione ndodhen në pushtetin lokal dhe krijimi i institucionit paralel, apo i institucionit të ri është që ti vdesë, ti asfiksojë, ti asgjësojë dhe përfundimisht pushteti lokal në Shqipëri është një zero e vërtetë, pasi çdo gjë është në duart e Kryeministrit.”
Vasili pohoi se çdokush që do të jetë pjesë e këtij projekti do të përballet me drejtësinë. Shpërndaje te miqtë
