Meta dekoron me 'Mjeshtër i Madh' piktorët Buron Kaceli, Mustafa Arapi dhe Qamil Prizreni

exit.al 3 Prill 2021, 17:56

Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” piktorët Buron Kaceli, Mustafa Arapi dhe Qamil Prizreni. Dekoratat u dhanë me motivacionin për kontribut në jetën artistike dhe kulturore të vendit.

“Arti dhe artistët shqiptarë, meritojnë vlerësime dhe falënderime të thella për çdo gjë që bëjnë për lartësimin e kulturës sonë kombëtare dhe një mbështetje më të madhe nga të gjithë ne për të ardhmen”, u shpreh Meta gjatë prezantimit të dekoratave tek familjarët e artistëve, të shtunën, 3 prill.