Ngjyrat dhe shijet e pranverës në një pjatë

exit.al 2 Maj 2021, 08:34

Gjithë ngjyrat dhe shijet e stines gjenden në këtë recetë.

Pas një darke të rëndë kjo është përdhelja ideale e shijes: Sallatë me frutat e stinës.

Për 4 persona nevojiten:

  • 2 banane;
  • 5 pjeshkë të pjekura;
  • 20 kokrra qershi;
  • ¼ pjeper;
  • 4 portokalle;
  • 3 luge gjelle sheqer pluhur;
  • 3 degë mente.

Qërojmë bananet nga cipa dhe i presim në copa, pjeshket i zhveshim nga lëkura dhe i presim në copa.

Në një enë  qelqi hedhim bananet,pjeshket qershite pa berthamē dhe copat e pjeprit dhe i mbulojmë ato me lëngun e 4 pportokalleve.

Tresim sheqerin në të dhe grijmë menten dhe e lëmë për disa orë në frigorifer që shijet të shkrihen me njëra tjerën.

Jamystic ju këshillon: Kur t'a shërbeni hidhini gjethe te freskëta menteje për dekor.

Miqtë e mi kanë ngelur gjithnjë të kenaqur me të. Shpresoj edhe ju.