Shënohet viktima e 34-të me Covid-19

exit.al 1 Qershor 2020, 22:36

Një 88-vjeçar, i infektuar me Covid-19, vdiq më 1 qershor në Tiranë duke e çuar në 34 totalin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Në një komunikim për shtyp, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se viktima ishte mbartës i Covid-19, por pa simptoma.

Ai ishte shtruar në spitalin infektiv dhe vdiq nga infarkti kardiak.