“27 muaj qëndresë e palodhur!
Kjo nuk është kauza jonë, është kauza e të gjithëve. Mobilizim total 24 orë me të gjitha forcat për të ndaluar demarshin e krimit të veshur me pushtet.
Ruajmë trashëgiminë, identitetin, dinjitetin, luftojmë për drejtësi!”
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila së bashku me qytetarë e artistë, ka protestuar kundër shembjes së teatrit prej 27 muajsh, shprehen të vendosur se “do të mbrojnë deri në fund teatrin, duke u përballur qoftë dhe fizikisht”. Kundër vendimit të KB-së ka reaguar dhe Europa Nostra, e cila dënoi vendimin për prishjen e teatrit. Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qendrim disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri. Siç Exit News ka shpjeguar më parë këtu dhe këtu, ky vendim është marrë në shkelje flagrante të ligjeve.
