- 15 shkurt 2017 –katër shqiptarë dhe kosovarë u arrestuan nga policia teksa po shkëmbenin 5 kilogramë heroinë të sjellë nga Lombardia.
- 30 maj 2017 – policia “çmontoi” një laborator për përpunimin e heroinës dhe arrestoi një shqiptar me dokumente të paligjshme qëndrimi. Policia konfiskoi 2 kilogramë heroinë të zezë të pastër, të prodhuar në lindje, 55 gram kokainë dhe 14 kilogramë substancë që përmban opiatë.
- 18 korrik 2017 – tre shqiptarë u arrestuan në Itali e një në Shqipëri, dhe u sekuestruan 2,5 kilogramë heroinë e 800 gram kokainë.
- 28 shtator 2017 – një shqiptar u arrestua me 535 gram heroinë gjatë një kontrolli rutinë të policisë në stacionin e trenit.
- 3 tetor 2017 – dy shqiptarë u arrestuan nga Karabinierët me 600 gram heroinë, gjatë një postblloku rutinë në hyrje të autostradës së Padovas.
- 10 tetor 2017 – një laborator që shërbente për përpunimin e shumë drogërave u “çmontua” nga policia. Gjatë këtij operacioni u arrestua një shqiptar, shitës me shumicë i lëndëve narkotike, me 600 gram kokainë.
- 6 nëntor 2017 – dy shqiptarë, shitës me shumicë të drogës, u arrestuan me 63 kilogramë heroinë, tre kilogramë prej të cilave e llojit “krokodil”.
Në pesë muajt e parë të vitit 2017, vetëm karabinierët e Padovas kanë arrestuar 211 të huaj, shumica prej të cilëve shqiptarë, për kontrabandë të lëndëve narkotike, Shpërndaje te miqtë
