“Agron Kapllanaj është i dënuar për vjedhje me 2 vjet burg, dhe ne kërkuam pavlefshmërinë e mandatit të tij, por vetëm se përfaqëson PD, Klement Zguri zgjodhi të mos i heqë mandatin.”
Zonja Ferhati vazhdoi më tej duke bërë përgjegjës për votimin e KQZ-së kreun e opozitës Lulzim Basha:“Për të gjithë është e qartë pse Basha sillet si polic e prokuror, se nuk e bën dot detyrën e kretarit të PD. Klement Zguri me dashje dhe nën presion politik opozitar nuk respektoi detyrimin ligjor për ta shqyrtuar brenda 10 ditëve sipas ligjit të dekriminalizimit.”
Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos shpalljen si të pavlefshëm të mandatit të Zotit Kapllanaj, në Bashkinë Mallakastër do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale. Shpërndaje te miqtë
