Nga 20 korriku, Franca bën të detyrueshme maskat mbrojtëse

exit.al 18 Korrik 2020, 18:59

Nga e hëna, 20 korrik, në Francë do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, përfshi bankat, dyqanet dhe tregjet e brendshme.

Njoftimi u bë nga ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran.

Vendimi u nxit dhe nga nisja e sezonit turistik dhe shtimi i pushuesve veçanërisht në jug të Francës.

Franca është një prej shteteve europiane më të goditura nga virusi me mbi 210 mijë të infektuar dhe mbi 30 mijë viktima.

Shpërndaje te miqtë