Policia hedh poshtë akuzat e PD: Parcelat me kanabis në foto, të vitit 2016

exit.al 18 Korrik 2020, 18:35

Policia e shtetit ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike për kanabizimin e vendit dhe sqaroi se fotot e publikuara nga PD të parcelave me kanabis i përkasin vitit 2016, kohë kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Në reagimin zyrtar të policisë shkruhet:

“Çdo rast i tentativës për kultivim që është konstatuar është goditur dhe personat përgjegjës janë dërguar para drejtësisë.

Rasti më i fundit ishte në Zall Dardhë të Dibrës, ku u procedua penalisht kryetari i Njësisë Administrative, kryeplaku i fshatit dhe u shpallën në kërkim 3 autorë të dyshuar. Foton e këtij rasti PD e serviri për publikun si rast në qarkun e Vlorës, ndërsa një foto tjetër si rast në Kukës, e cila në fakt daton disa vite më parë (viti 2016).”

Partia Demokratike denoncoi të shtunën me foto se mbelljen e kanabisit në të gjithë vendin. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata bëri publike disa foto të parcelave në Kukës, Tepelenë, Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës etj.   Shpërndaje te miqtë