Kosovë, 145 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orë

exit.al 18 Korrik 2020, 17:46

145 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Gjashtë pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 130 që prej fillimit të pandemisë.

Në vend të parë për numrin e të infektuarve të rinj renditet Prishtina, me 58 raste në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 5 617. Numri i të shëruarve është 2 811, kurse numri i pacientëve ende të infektuar është 2 676.

Shpërndaje te miqtë