“Për bashkinë Divjakë e Lushnje,
Për tu ndihmuar, shkoni pranë njësive administrative, ku një nëpunës u ndihmon të aplikoni online!”
Në 1 dhjetor 2020, qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit nga nafta për fermerët me numër identifikimi ekonomik (NIPT). Në mënyrë të vazhdueshme, Braçe i ka bërë thirrje fermerëve që të regjistrohen dhe të pajisen me NIPT si e vetmja mënyrë për të përfituar nga ky lehtësim. Dokumentet që duhet për të aplikuar janë:- NIPT I FERMERIT AKTIV për fermerët individual;
- NIPT/NUIS AKTIV për personat fizik e juridik me aktivitet bujqësor;
- Toke Bujqësore në pronësi ose në përdorim me dokumentat përkatëse;
- Madhësia totale e fermës mbi 0.4 hektar dhe parcelë më të madhe se 0.1 hektar.
