OBSH nis hetimin për origjinën e koronavirusit

exit.al 14 Janar 2021, 09:37

Një ekip prej 10 ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur hetimin për origjinën e koronavirusit.

Ata kanë arritur të enjten në Vuhan, vendin ku fillimisht filloi pandemia.

Ekpertët e OBSH do të fillojnë punën e tyre në karantinë dhe më pas do të intervistojnë shkencëtarër kinez.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u zhgënjye një javë më parë për vonesat e krijuara në organizim të këtij udhëtimi.

Ai ka thënë se shkencëtarët do të fokusohen në kalimin e koronavirusit te njerëzit.

“Studimi do të nisë në Vuhan për të identifikuar burimin potencial të infektimit për rastet fillestare”, ka thënë ai.

OBSH ka njoftuar më herët nisjen e një hetimi ndërkombëtar për koronavirusin. Ndërkohë Kina ka kundërshtuar me forcë thirrjet për një hetim ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit, duke thënë se thirrje të tilla janë anti-Kinë, por ka qenë e hapur për një hetim të udhëhequr nga OBSH.

Shpërndaje te miqtë