Netanyahu shpërndan postimin e Ballës në Twitter

exit.al 28 Tetor 2020, 15:06

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu mori pjesë sot në forumin e parë ballkanik për antisemitizmin, i cili zhvillohet në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur vetë Netanyahu, i cili shpërndau në Tëitter një postim të kreut të grupit parlamentar të PS, ku shkruan:

"Sot takohemi të gjithë së bashku në Forumin Ballkanik për Antisemitizmin. Ngjarje e Madhe Historike për Rajonin tonë të Ballkanit! Ne qëndrojmë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë SHBA,@SecPompeo, BE, @DavidSassoli, Izraeli @netanyahu. Shqipëria shumë krenare që po mirëpret këtë ngjarje historike."

Shpërndaje te miqtë