Meta pret ambasadoren e re franceze: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet e BE-së

exit.al 28 Tetor 2020, 13:47

Presidenti Ilir Meta priti sot, 28 tetor, ambasadoren e re Franceze, zonjën, Elisabeth Barsacq.

Në një postim në Facebook, Meta tregoi se i ka thënë Ambasadores se “fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”.

“Reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor”, shkruan Meta.

Ai tha se ka inkurajuar “rritjen e investimeve franceze në Shqipëri” dhe ka përshëndetur hapjen “Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD)”, në vendin tonë.

Shpërndaje te miqtë