90 mijë makina të vjetra do të çregjistrohen brenda muajit

exit.al 1 Dhjetor 2015, 10:43

Në fund të dhjetorit, Ministria e Transporteve do të çregjistrojë rreth 90 mijë mjete që nuk kanë kryer asnjë veprim të detyrueshëm administrativ në 10 vitet e fundit, përfshi pagesën e taksës së regjistrimit.

Fillimisht, Ministria do të propozojë një ligj që t’i lejojë pronarëve të mjeteve ta kryejnë vetë çregjistrimin. Në të kundërt, heqja nga sistemi do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.