Gjermania liberalizon tregun e punës për Ballkanin

exit.al 30 Nëntor 2015, 16:42

Në vitin 2016, Gjermania do të hapë tregun e punës për shtetasit nga vendet e Ballkanit. Këtë deklaratë e bëri Annete Kramme, sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, në një intervistë për Deutsche Welle.

Sipas Zonjës Kramme, kushtet për punësim në Gjermani janë keto:

  • Aplikanti duhet të ketë një kualifikim të posaçëm
  • Duhet të jetë kryesisht i kualifikuar për një profesion në të cilin ka mangësi në Gjermani
  • Duhet që Agjensia Federale e Punës të japë pëlqimin dhe të sigurojë që për këtë vend pune nuk ka ndonjë kandidat nga Gjermania apo vendet e tjera të BE-së

Kjo nismë e qeverisë gjermane vjen pas përballjes me një numër të madh azilkërkuesish nga vendet e Ballkanit. Gjermania, duke i cilësuar këto vende si të sigurta për jetën e njeriut, nuk pranon azilantë nga këto shtete.