Ndryshon orari i kufizimeve, të dielën asnjë orë lëvizje

exit.al 20 Mars 2020, 19:35

Qeveria ka ndryshuar oraret e kufizimit të lëvizjeve duke vendosur që të shtunën të lejohet paradite ndërsa të dielën të jetë gjithçka mbyllur. Ndryshimet i njoftoi përmes një postimi në Facebook Kryeministri Rama. Të shtunën Lëvizja do të lejohet vetëm 8 orët e mëngjesit dhe paradites: ora 05:00-13:00. Ky do të jetë dhe orari i aktivitetit të dyqaneve, farmacive apo dhe orari i punës për punonjësit e administrates. Kryeministri ka lënë të kuptohet se ky orar do të jetë dhe orari që do të aplikohet ditët e tjera të javës që vjen. Të dielën Kufizim total të lëvizjeve dhe mbyllje të të gjitha dyqaneve e farmacive deri të nënën në orën 05:00.

“Në rrugë do jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive të shërbimeve dhe kompanive mediatike”

Prej 15 marsit kufizimi i lëvizjes ishte në 2 fasho oraresh, 4 orë nga 06:00-10:00 dhe 2 orë 16:00-18:00. Ky kufizim ishte për të ndalur përhapjen e koronavirusit, ku deri më sot Shqipëria ka pasur 70 të infektuar, 2 prej të cilëve kanë vdekur. Për shkeljet e kufizimeve të lëvizjeve policia gjobiti mbi 440 qytetarë 3 ditët e fundit me një shumë totale prej rreth 82 mijë eurosh.