Rama prezanton ofertat e reja të internetit

exit.al 20 Mars 2020, 15:22

Të gjithë qytetarët do te përfitojnë  50 për qind me shumë internet në telefon, se sa paketa që ata janë të abonuar, nga nesër deri në fund të prillit. Ofertat e reja të internetit i bëri publike Kryeministri Rama në Fcaebook.

Ofertat e tjera të kompanive të internetit, të cilat hynë në fuqi nesër e deri në fund të prillit janë:

Të gjitha kompanitë e internetit, për abonentët e telefonisë fikse do të ofrojnë paketa abonimi për platformat edukative 60 përqind më lirë se çmimet e zakonshme.

Të gjitha kompanitë e internetit do të ofrojnë paketa falas për stacionin edukativ të RTSH-së.

Kompania Abcom do të zgjasë ofertat tre mujore të internetit dhe të televizionit, deri në fund të prillit. Stacionet e fëmijëve do të jenë falas.

Kompania Albetelekom ofron falas çdo paketa të re abonimi deri në fund të prillit. Çdo kontratë e re e internetit do të ketë të përfshirë oferta e mësipërme.