- Katër muaj para zgjedhjeve, qeveria nuk merr dot vendime favorizuese për ulje taksash, rritje pensionesh apo pagash.
- Katër muaj përpara zgjedhjeve qeveria mund të zhvillojë aktivitete vetëm me lejen e KQZ-së. Nëse KQZ vlerëson se aktivitet janë me natyrë elektorale i bllokon ato dh transmetimi në media është i ndaluar
- KQZ-ja do të refuzojë listat e partive nëse nuk kanë në përbërje 30 përqind femra.
- Periudha kur mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme ose vendore është nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.
- Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
- Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri në 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 18:00.
Shpërndaje te miqtë
