Bllokohen gjashtë qytetarë në malin e Jezercës

exit.al 25 Qershor 2020, 21:38

Gjashtë qytetarë të Kosovës u bllokuan për disa orë në malin e Jezercës në Alpet e Shqipërisë.

Ata arritën të largohen me ndihmën e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Një helikopter fluturoi drejt gjashtë qyterarëve të bllokuar rreth orës 19:00 të së enjtes, të cilët u dërguan në Theth në gjendje të mirë shëndetësore.

Shpërndaje te miqtë