Pipero: Numri i lartë i rasteve të reja të të infektuarve kalon pritshmëritë tona

exit.al 25 Qershor 2020, 23:31

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero e quan të papritur rritjen e lartë të rasteve ditore të qytetarëve të infektuar me koronavirus.

Ky lajm, duhet të konsiderohet shqetësues sipas mjekut.

“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por kjo është përtej prishtmërive tona. Të gjithë qyetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht”, tha Pipero në emisionin “Opinion”.

Shpërndaje te miqtë