Liverpool shpallet kampion i Anglisë, pas 30 vjetëve

exit.al 25 Qershor 2020, 23:49

Liverpool pas 30 vitesh pritje fitoi kampionatin britanik, pasi Manchester City humbi 2 me 1 me Chelsea.

Kjo është kupa e 19 për Liverpool dhe kupa e parë që prej 1989-90.

Por, pavarësisht se pritën tre muaj për të festuar këtë moment për shkak të pandemisë, ata sërish do të duhet të rrinë në shtëpi, lajmëroi kryebashkiaku i Liverpool.

Pra, skuadra dhe tifozët nuk do të mund ta festojnë dot.

Shpërndaje te miqtë