“Në këto kohë të vështira, bashkëpunimi mes komuniteteve siç e pamë atë në mes të ministrit Arben Vitia dhe Dalibor Jevticit dhe në mes të kryetarit të Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri dhe atij të Veriut, Goran Rakic, është i mirëpritur dhe për t’u përshëndetur.
Siç ka thënë mbretëresha dje, nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. Nuk ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak.”
Pas rënies së qeverisë Kurti, ende nuk ka një vendim nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo do të formohet një qeveri e re. Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zgjedhje të reja dhe ka thënë se nuk do të dorëzojë një propozim të ri për kryeministër. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, aleatja në qeveri, ka njoftuar se mund të bëjë një koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe me Nismën e Fatmir Limajt. Më 4 prill, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shtoi më shumë tensionet me palëve, duke kritikuar qeverinë në detyrë se ajo po tregohet e papërgjegjshme karshi situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit në veri të Kosovës.
