Ndërron jetë regjizori i famshëm Pirro Mani

exit.al 3 Qershor 2021, 14:05

Pirro Mani, një nga personalitetet më të shquar të teatrit shqiptar ka ndërruar jetë, sot, 3 qershor, në moshën 89 -vjeçare. Ai jetonte prej vitesh në SHBA.

Mani ka qënë regjisor për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Ai ka vënë në skenë  shfaqjet e famshme si "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj.