Teatri Kombëtar: Gjykata Kushtetuese pranon prova shtesë për padinë e Metës

exit.al 3 Qershor 2021, 13:40

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Presidencës për paraqitjen e provave shtesë dhe refuzoi kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve. GjK vendosi paraqitjen e provave shtesë më 8 qershor dhe me datën 10 qershor dëgjimin e shpjegimeve për provat e reja.

Lajmin e dha Këshilltari juridik i metës, Bledar Dervishaj pas përfundimti të seancës së sotme, 3 qershor. GJK  i dha të drejtën palëve të sjellin në seancë ekspertët e tyre të trashëgimisë kulturore.

Meta kërkoi pezullimin e ligjit special të TK, më 14 maj 2020.

Vendimi i GjK u përshendet edhe nga përfaqësues të Aleancës për Teatrin, të cilët e quajtën plotësimin e kërkesave fitore.