Ndërron jetë një tjetër mjek i prekur nga Covid-19

exit.al 5 Tetor 2020, 08:40

Mjeku nga Skrapari Esat Pasha ndërroi jetë, të hënën, i prekur nga koronavirusi.

Mjeku 72-vjeçar prej më shumë se një jave ndodhej në spitalin infektiv, ku po trajtohej në terapi intensive.

Esat Pasha ishte nëndrejtor i Spitalit Bashkiak në Skrapar dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.

Shpërndaje te miqtë