Dy heronjve të luftës së Kosovës i ngrihet shtatore në Vlorë

exit.al 4 Tetor 2020, 21:54

Dy heronjve të luftës së Kosovës Fehmi e Xhevë Krasniqi Lladrovci do tu ngrihet një shtatore në Vlorë. Lajmin e dha të dielën kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim në Facebook. Sipas Lladrovcit, puna për ngritjen e shtatores ka nisur:

“Falënderoj personalitetet, njëherësh miqtë e mi, të cilët po merren me jetësimin e vendosjes së shtatoreve në Vlorë.”

Lladrovci e quajti këtë akt ‘nderim për të tashmen dhe të ardhmen e kombit’. Heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci, burrë e grua, humbën jetën në 22 shtator 1998 gjatë një beteje për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Shpërndaje te miqtë