Ndërron jetë me Covid-19 zyrtari i lartë i policisë

exit.al 20 Nëntor 2020, 15:09

Kryekomisari Florian Pema, drejtor i Anti-Drogës në Drejtorinë e Policisë, ka humbur jetën të premten, i infektuar me Covid-19.

Pema, 44 vjeç, u infektua me koronavirus disa ditë më parë.

Nuk dihet ende nëse ai vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Mediat raportojnë se ai ka ndërrur jetë në shtëpinë e tij.

Shpërndaje te miqtë