Basha këmbëngul: Qeveria po fsheh numrin e vërtetë të viktimave me Covid

exit.al 20 Nëntor 2020, 14:40

Kreu i opozitës Lulzim Basha përsëriti sot akuzat se qeveria po fsheh numrat e vërtetë të viktimave me Covid-19.

Në një postim në Twitter, Basha publikoi një video me deklaratën e tij të djeshme në emisionin Opinion, ku shprehej se qeveria po fsheh numrat e vërtetë të viktimave, të cilat janë më të larta se ato të raportuara zyrtarisht

“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura,” shkruan Basha në Twitter.

Paraditen e së premten stafi i spitalit Infektiv me në krye doktoreshë Najada Çomon i ka quajtur ‘tronditëse’ akuzat e Bashës.

Përmes një videoje, doktoreshë Çomo i quajti akuzat si sulm ndaj punës së mjekëve prej 9 muajsh.

Kryeministri Rama po ashtu, deklaroi se akuzat e Bashës, cenojnë drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre.

Shpërndaje te miqtë