Gjykata refuzon kërkesën e Simsek për pezullimin e ekzekutimit të dëbimit të tij

exit.al 20 Nëntor 2020, 14:53

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e shtetasit turk Selami Simsek për të pezulluar ekzekutimin e dëbimit të tij nga Shqipëria deri në një vendim të gjykatës.

Simsek paditi Komisionin për Azil pasi ai refuzoi kërkesën e tij për azil në Shqipëri dhe i kërkoi gjithashtu gjykatës pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.

Me refuzimin e kësaj kërkese, Simsek mund të dëbohet në Turqi pavarësisht vendimit përfundimtar që do të japi gjykata.

Në 2 korrik autoritetet shqiptare i refuzuan kërkesën për azil turkut Selami Simsek, mbështes i lëvizjes Gylen dhe në kërkim nga Turqia.

Refuzimi i kërkesës për azil do të thotë se Simseku duhet të esktradohet në Turqi – ku lëvizje gyleniste quhet ‘terroriste’ dhe mbështetësit e saj burgosen dhe keqtrajtohen.

Simsek u arrestua bashkë me turkun tjetër Harun Çelik, teksa po udhëtonin në aeroportin e Rinasit, tranzit për në Kanada me pasaporta false.

Çeliku u dënua me 5 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik.

Shpërndaje te miqtë