Ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës

exit.al 1 Korrik 2021, 17:42

Operatori i Shpërndarjes njoftoi të enjten se ditën e nesërme disa zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë.

Arsyeja, sipas OSSHE-së, lidhet me rikonstruksionin e disa kabinave elektrike.

Ndërprerjet do të ndodhin gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.

Zonat që do të preken janë: Rruga " Albanopoli" dhe Rruga "Ali Kukaleshi" në zonën e Don Boskos, si dhe : Baldushk qendër, Vrap, Parret, Kakunjë, Mustafa Koç, Ves në zonën e Baldushkut.