Ndahet nga jeta me Covid-19 pedagogia Kozeta Noti

exit.al 25 Nëntor 2020, 15:06

Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti është ndarë nga jeta të mërkurën, pas infektimit me Covid-19.

Ajo ndodhej prej disa ditësh në spital, por gjendja e saj shëndetësore është përkequar një ditë më parë.

Kozeta Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta e infektuar me Covid 19. Disa ditë më parë humbi jetën dhe pedagogia e Fakultetit Ekonomik Irena Bogdani.

Shpërndaje te miqtë