KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë ish kryetarin e Gjykatës së Tropojës

exit.al 25 Nëntor 2020, 14:35

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci.

Seci u shkarkua nga detyra një vit më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve pasi ju gjetën probleme me pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari dhe Ina Rama, Natasha Mulaj e Sokol Çomo.

Shpërndaje te miqtë