Ndahet nga jeta aktori Valter Gjoni, Veliaj e Basha shprehin ngushëllimet

exit.al 14 Nëntor 2020, 15:30

Aktori Valter Gjoni është ndarë nga jeta të shtunën, në moshën 66-vjeç, i infektuar me Covid-19.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha djali i tij Klevis Gjoni, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Valter Gjoni njihet për rolet e tij të shumta në teatër e kinematografi, por dhe për hapjen e rreth 20 ekspozitave.

Kryebashkiaku Veliaj dhe kreu i PD-së Lulzim Basha shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Gjoni.

Shpërndaje te miqtë