Kryepeshkopi Janullatos në gjendje të qendrueshme shëndetësore

exit.al 14 Nëntor 2020, 14:59

Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos është në gjendje të qëdrueshme shëndetësore dhe me simptoma të lehta të Covid-19.

Kështu lajmëron Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Prej disa ditësh kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos”, në Greqi, i infektuar me Covid-19.

Ai u transportua nga Shqipëria në Greqi, menjëherë pas rezultoi i infektuar, me një avion ushtarak sanitar.

Kryepeshkopi Janullatos është 91 vjeç dhe vitet e fundit ka pasur probleme kronike me shëndetin.

Shpërndaje te miqtë