- sasia e madhe e monedhës së huaj cash e pranishme në tregun, kryesisht euro por edhe dollarë amerikanë;
- niveli i ulët i qarkullimit të lekut në tregun e brendshëm, si pasojë e tkurrjes së konsumit dhe të tregut në përgjithësi;
- niveli i ulët i normave të interesit të depozitave në euro në bankat e nivelit të dytë, i shkaktuar nga politika e de-eurozimit e zbatuar nga Banka Qëndrore, e cila ka rritur kërkesat për rezervat e detyrueshme për depozitat në euro;
- niveli i reduktuar i dividentëve të kompanive të huaja, që normalisht në këtë stinë blejnë euro për të transferuara të ardhurat drejt kompanive të tyre mëmë jashtë vendit.
Duket qartë se ndërtimet e shumta të cilat po shfaqen kudo në Tiranë, me vlerë investimi prej disa dhjetra milionë eurosh dhe pa asnjë kredi, po ndikojnë shumë në gjendjen e lekut dhe monedhës së huaj, duke nxjerr në pah një nga shumë anomali të sistemit ekonomik dhe ligjor shqiptar. Shpërndaje te miqtë
