Musa Ulqini largohet nga politika: I nderuar që përfaqësova Dumrenë        

exit.al 9 Mars 2021, 20:57

Musa Ulqini nuk do të kandidojë në listës e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Të martën ai reagoi pas këtij vendimi, duke thënë se “është larguar politikisht por jo shpirtërisht”.

Ulqini u shpreh se “ndihet i nderuar që ka përfaqësuar Dumrenë në parlament”.

Ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij politik.

Më herët nga PS janë larguar Eglantina GjermeniVasilika HysiBesnik Baraj e Sadi Vorpsi.

Partia Socialiste publikoi të hënën në mbrëmje listën e plotë për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryeministri Edi Rama do të garojë i 8 në Vlorë dhe në Durrës.

Shpërndaje te miqtë