Alket Hyseni tërhiqet nga kandidimi për deputet

exit.al 9 Mars 2021, 19:46

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, sipas raportimit të Euronews, është tërhequr nga kandidimi për deputet.

Hyseni ishte pozicionuar në vendin e 11 në listën e kandidatëve për Qarkun e Vlorës, nga 12 mandate që ka ky qark.

Mesa duket kjo ka sjellë pakënaqësi nga ana e tij, duke bërë që të tërheqë kandidaturën.

Kryeminsitri Rama pranoi, pa i përmendur emrin, se kishte dijeni për pakënaqësi për renditjen në lista.

Kam dijeni për një rast... mbrëmë vonë, të vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur se nuk duhet të ishte dhe që thoshte unë do të bëj gjithçka, por s’dua të jem në këtë pozicion [...] më thanë çfarë të bëjmë?! Thashë ‘kush nuk do... s’ka problem [të ikë]’, fatmirësisht s’jemi me pak kapacitete dhe me pak lojtarë,” – u shpreh Rama për Euronews.

 

Shpërndaje te miqtë