Greqia regjistron shifra të lartë të COVID-19, 3 215 raste të reja dhe 46 viktima

exit.al 9 Mars 2021, 19:16

Greqia ka regjistruar të martën 3 215 raste të reja dhe 46 viktima nga COVID-19.

Vendi ka shënuar një rritje të shifrave ditore, krahasuar me ato të ditëve të mëparshme.

Rajoni i Atikës raportohet si më problematiku, pasi ka gjysmën e rasteve me COVID, 1 572 të infektuar vetëm në 24 orë.

Sistemi shëndetësor në Greqi po kalon një situatë të vështirë, pasi 95% e kapaciteteve në terapinë intensive janë ezauruar, teksa shumë të tjerë po kurohen në spitale private.

Shpërndaje te miqtë