Pfizer neutralizon variantin brazilian të COVID-19, tregon studimi

exit.al 9 Mars 2021, 20:30

Vaksina kundër COVID-19 e prodhuar nga Pfizer and BioNTech neutralizon variantin brazilian të koronavirusit.

Ky ishte rezultati i një studimi laboratorik në Universitetin e Teksasit. Studiuesit morën gjak nga njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina dhe e përzien atë me një version të përpunuar të variantit brazilian.

Rezultatet treguan se vaksina ishte pothuajse aq e efektshme kundër variantit brazilian sa ishte kundër versioneve të tjera.

Studimi po ashtu tregoi se vaksina ishte efikase edhe ndaj variantit britanik.

Varianti B.1.351, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, ka qenë mbase varianti më shqetësues. Ai ka treguar rezistencë te fortë ndaj vaksinave. Studimi zbuloi se neutralizimi i këtij varianti ishte "i fortë, por më i ulët" në krahasim me variantet e tjera.

"Ne shohim një aktivitet të lartë neutralizues kundër të gjitha llojeve të testuara, përfshirë P.1 që po përhapet kaq shpejt në Brazil," shkroi në Twitter Carl Bergstrom, një profesor i biologjisë në Universitetin e Uashingtonit, në përgjigje të studimit.

Autorët e studimit paralajmëruan që rezultatet e tyre bazohen në një studim në një laborator dhe në fund të fundit duhet të vërtetohen nga prova të botës reale

Shpërndaje te miqtë