- Një djalë 18 vjeç nga Tirana u mbyt në plazhin e Gjirit të Lalzit, një prej plazheve më të frekuentuara gjatë sezonit.
- Një 29 vjeçar u mbyt në plazhin e Velipojës, teksa tentoi për të shpëtuar nga mbytja të fejuarën e tij.
Veprimi i të riut për të shkuar në ndihmë të së fejuarës nuk do të kishte qenë i nevojshëm nëse plazhi do të kishte roje bregdetare ashtu siç e kërkon dhe ligji. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, një kullë vrojtimi duhet të jetë e pranishme për çdo pesë plazhe private. Por deri më tani, kur sezoni turistik është në kulmin e tij, plazhet e vendit, nuk ofrojnë asnjë siguri për pushuesit. Shpërndaje te miqtë
